15:40 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Çadra pistoletë, maska dhe kode sekrete, brenda muzeut të spiunazhit

Koleksioni më i madh në botë i objekteve dhe relikteve të spiunazhit është nxjerrë për publikun në Muzeun e Spiunazhit të hapur së fundmi në Uashington, SHBA.

Publikimi për herë të parë i disa prej objekteve synon që të tregojë mjetet e punës të përdorura në disa prej aksioneve më të mëdha të historisë së spiunazhit.

Në muze shfaqen mbi 1000 artefakte, përfshi sëpatën e përdorur për të vrarë revolucionarin rus Leon Trotsky, prangat e arrestimit të John Anthony Walker Jr, një ish-shefi të Marinës Amerikane që spiunonte te Bashkimi Sovjetik, por edhe çadra pistoletë, maska dhe pajisje për komunikime të fshehta si dhe për të përgjuar komunikimet mes Gjermanisë Lindore dhe Bashkimit Sovjetik.