20:35 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Çahet rruga në Llanishtë të Kaçanikut, komuna tregon pse nuk ndërhyu (Video)

Ngasësit e automjeteve përballen me rreziqe në rrugën e fshatit Llanishtë të Kaçanikut.

Kjo pasi dy javë më parë kjo rrugë u ça, pas disa rrëshqitjeve.

E për këtë gjendje është i njoftuar edhe i pari i komunës, Besim Ilazi.

Bile ky po thotë që, rrëshqitje të dheut ka nëpër gjithë Kaçanikun, veçanërisht në periudhë reshjesh. Prandaj sipas tij, intervenimi i momentit do të ishte humbje parash.

Temat: