21:24 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çaka drejton ndeshjen, Ferizaj – Prishtina, ”revoltohen” ferizajasit

Ferizaj – Prishtina, është ndeshja që do ta hapë javën e 16-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në mesditën e nesërme në Ferizaj.

Dhe sot, FFK-ja ka konfirmuar se Dardan Çaka do ta drejtojë ndeshjen në fjalë.

Klubi i Ferizajt është shprehur plotësisht i zhgënjyer me këtë vendim të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.

Kjo për arsye se Çaka e ka drejtuar Prishtinën në 7 nga 15 ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon.

”Nuk duam të predikojmë, por padrejtësitë më nuk do t’i tolerojmë – thonë ferizajasit”, shkruan KF Ferizaj në mes të tjerash në Facebook./IndeksOnline/