13:14 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj jetëson projektin për digjitalizimin e arkivave të MEPJ-së

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar me Victoria Nulandin, ish- ndihmëssekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroazisë në Administratën e presidentit Obama dhe Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim.

Cakaj e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se me AADF-në kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ja postimi i Cakaj:

Një bashkëbisedim i frytshëm me dy miq të pakursyer të Shqipërisë, Victoria Nulandin, ish-ndihmëssekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroazisë në Administratën e presidentit Obama dhe Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).

Me AADF-në kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Digjitalizimi i pasurive arkivore të MEPJ-së do lehtësojë qasjen e shtojë vetëdijen për historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi.