16:11 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj për dhënien e çmimit ‘Nobel për Letërsi’ për përkrahësin e “Kasapit të Ballkanit”, e quan akt të turpshëm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka reaguar për dhënien e çmimit “Nobel për Letërsi”.

Ai është shprehur i mërzitur se ky çmimi iu dha një mohuesi të gjenocidit, shkruan Indeksonline.

“Si një besimtar i pasionuar në bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, unë jam i mërzitur nga vendimi për të dhënë çmimin ‘Nobel për Letërsi’ në letërsi një mohues të gjenocidit. Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm që po e shohim në vitin 2019.”, u shprehë Cakaj.

Sot, Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili njihet si njeri kontrovers me qëndrime të hapura antishqiptare.

Ky shkrimtar madje erdhi edhe në Kosovë dhe i ndihmoi me të holla serbët që jetojnë në Kosovë, e po ashtu përkrahu haptas idenë për spastrimin e shqiptarëve.

Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Slobodan Milosevic.

Ishte viti 2006 kur Slobodan Miloshevici ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Milloshevicit”. /Indeksonline/