16:16 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020

Cakaj prezanton selinë e përbashkët të Shqipërisë e Kosovës në Kopenhagen

Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka prezantuar selinë e përbashket të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagen.

Sipas Cakaj, flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njeri-tjetrit, atje ku Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës, ndajnë të njëjtën hapësirë.

“Një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë…” – thekson Kryediplomati Cakaj.