15:58 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj takohet me zyrtarin e lartë të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashme në Shqipëri, Gent Cakaj, të shtunën ka takuar Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, shkruan Indeksonline.

Ata së bashku kanë ndarë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana !

Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.

Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta.