20:30 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Caktohet seanca për ekstradimin e të kërkuarit nga Turqia

Ugur Toksoy, i kërkuari nga autoritetet turke nën dyshimin se ka lidhje me grushtin e shtetit të vitit të kaluar në Turqi, të enjten do të kuptojë nëse do të ekstradohet ose jo nga autoritetet e Kosovës drejt vendit të tij.

Kjo pasi që të enjten është paraparë që në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mbahet seanca ku do të trajtohet kërkesa për ekstradim.

Lajmin për mbajtjen e seancës për kallxo.com e konfirmoi avokati i Toksoyit, Adem Vokshi.

Toksoy ishte arrestuar në fund të muajit tetor të këtij viti.

Fillimisht ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.

Por, ai ishte liruar nga paraburgimi pasi kishte dhënë si dorëzani shumën prej 5 mijë eurosh.