11:41 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Camila Cabello dominon në ceremoninë e çmimeve “MTV EMA”

Ylli i ceremonisë së çmimeve “MTV Europe Music Awards” ishte këngëtarja Camila Cabello.

Camila arriti të fitoj katër çmime, duke qenë këngëtarja me më së shumti çmime të fituara, transmeton Indeksonline.

Ajo arriti të fitoj çmimin, “Artistja më e mirë”, “Videoja më e mirë”, “Kënga më e mirë” dhe “Artisja më e mirë në amerikane në botë”. Cabello arriti të mposht artist si Ariana Grande, Drake, Post Malone, Dua Lipa etj.

Mirë doli edhe Nicki Minaj që fitoj dy çmime, kurse rivalja e saj Cardi B arriti të rrëmbej vetëm një çmim.

As Dua Lipa nuk doli duarthatë. Ajo arriti të fitoj çmimin “Këngëtarja më e mirë në Pop”. /Indeksonline/