11:34 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Camp Nou” fortesë e palëkundur në Ligën e Kampionëve, askush s’po mund ta mposhtë Barcelonën si vendëse

Klubi i Barcelonës si vendas në Ligën e Kampionëve është i pamposhtur prej 7 vjet e gjysmë.

Katalunasit gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar 36 ndeshje, duke fituar 32 dhe barazuar 4, transmeton Indeksonline.

Humbja e fundit është në vitin 2013. Bayern Muncheni kishte arritur të fitonte me rezultat 0:3.

Sonte, klubi i Barcelonës do të luajë kundër Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/