11:34 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Camp Nou” më nuk do të jetë “Camp Nou”

Barcelona dikur nuk mbante sponzor as në fanellat e tyre duke u konsideruar një skuadër e veçantë në këtë aspekt.

Megjithatë, duke e parë revolucionin financiar të klubeve të mëdha evropiane, Barca ka filluar të përparoj në aspektin komercial, shkruan indeksonline.

Pesë herë kampionët e Evropës kanë vendosur që të ndryshojnë emrin e stadiumit, duke e shitur atë për rreth 300 milionë euro.

Në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet i ditur emri i kompanisë fituese që do të mbaj stadiumi që ka pritur shumë ndeshje të mëdha të nivelit më të lartë të futbollit.

Të njejtën procedurë e kanë ndjekur edhe shumë skuadra tjera të mëdha si Bayern, Juventus, Manchester City, Arsenal. /IndeksOnline/