12:43 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Cana bëhet aksioner në klubin e Superligës së Kosovës

Prej ditësh përflitej për një takim midis presidentit të klubit të Vëllazënimit në Kosovë dhe Agim Canës, babait të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Palët janë takuar dhe duket se kanë gjetur akordin që Agim Cana të bëhet aksioneri kryesor i klubit të Vëllazënimit të Gjakovës.

Në takim kanë marrë pjesë presidenti aktual i klubit, Shkëlzën Gashi dhe kryetari  i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët e klubit, pasi ekipi ka qenë prej kohësh në vështirësi ekonomike.