22:04 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Cana e Rashica në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar finalen

Sonte është duke u zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës mes Feronikelit dhe Trepçës 89.

Të pranishëm në stadium janë edhe emra të njohur të futbollit, transmeton Indeksonline.

Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana është në stadium për të shikuar ndeshjen.

Po ashtu edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica gjendët në stadium.

Të dy kanë postuar fotografi në rrjetet sociale duke e shikuar ndeshjen. Rezultati momental i ndeshjes është 2:0 në të mirë të Niklit.

Golat i kanë shënuar Astrit Fazliu në minutën e 15-të dhe Mendurim Hoti në të 26-ën./Indeksonline/