08:44 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Cana tha se nuk mund të shtyhen me mafinë, reagon zyrtari i lartë i Ministrisë së Sportit

Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana lëshoi një sërë akuzash drejt zyrtarëve të Trepçës 89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, pas humbjes 4-2 nga Trepça 89 në ndeshjen e barazhit.

“Nuk mundeni ju kundër mafisë, kundër hajnave që lozin me djersën tanë, me fëmijët tanë, me familjet tona. Jam krenar me ju, ngriteni kokën” ju drejtua Cana futbollistëve. Rreth këtyre deklaratave, ka reaguar Drejtori i Departamentit të Sportit pranë Ministrisë, Ibër Alaj. Ai theksoi se kush ka prova duhet ti deponojë në organet kompetente të ndekjes, shkruan Indeksonline.

“Me shkas, bazuar në LIGJIN Nr. 05/L-075,ku percakton çartë Kurdisjen organet e ndjekjes duhet te nderrmarrin veprime ligjore me qellim te zhvillimit te aktivitetit në frymen e fer-play pra çdo Kurdisje – është veprim që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kufizon, dëmton apo eliminon konkurrencën reale në garat sportive, përmes kurdisjeve të rezultateve të ndërlidhura me bastoret sportive. Kush ka prova duhet te deponjë në organet kompetente te ndjekjes!” shkruan Alaj në facebook.

Ndërsa zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i kanë komentuar deklaratat e Canës. /Indeksonline/