16:00 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Cancelo do ti nënshtrohet një operacioni nesër

Juventus kanë konfirmuar se mbrojtësi i tyre, Joao Cancelo nesër do t’i nënshtrohet një operacioni.

Lojtari ka thyer kockat e tij të hundës në ndeshjen e djeshme kundër Atalantës, e cila ndeshje përfundoi me rezultat 1-1.

Të gjithë lojtarët e Juventusit do të jenë në pushim katër ditë, deri sa të rifillojnë trajnimin të premten në mëngjes, të cilët do të trajnohen për ndeshjen e fundit të Serie A kundër Sampdorias. /IndeksOnline/