07:27 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Çantat që po shpëtojnë jetë (Foto)

Të gjithë pajtohemi që stili i Meghan Markle është për t’u adhuruar. Ajo di të vishet për çdo rast dhe ka një dukje mjaft elegante. Mirëpo ka shumë më shumë tek stili i saj se sa vetëm përzgjedhja e rrobave. Zgjedhjet e Markle aktualisht janë në shërbim të një qëllimi më të madh, shpëtimi i jetëve të fëmijëve.

Ju mund të pyesni si?

Gjatë daljes së saj të fundit ajo është parë me një çantë, që tashme janë shitur të gjitha, nga brendi DeMellier. Çdo herë që dikush blen një çantë nga ky brend, një set vaksinash dhe tretmanesh dhurohen për fëmijët në nevojë përmes bamirësisë Një Çante, Një Jetë (A Bag, A Life).

Markle nuk është ylli i vetëm që ka gjëra të këtij brendi. Me herët e kemi parë edhe këngëtaren e njohur Beyonce, me një çante të vogël Oslo të DeMellier.

Ndër të tjera janë edhe Vanessa Hudgend, Isla Fisher, Amber Heard e Emily Blunt. Sa herë që këto vajza kanë produktet e DeMellier (https://www.demellierlondon.com/new-in) ato shiten të gjitha, kështu që ato janë duke bërë një ndryshim të madh.