20:18 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Capital T ka diçka për të thënë për këngën “Akull”

Trim Ademi, i njohur me emrin artistik “Capital T” është këngëtar shumë i suksesshëm.

Ai para një muaji ka publikuar këngën e tij me titull “Akull”, e cila numëron afër 7 milionë shikimë në YouTube, shkruan Indeksonline.

Ai tha se ajo është ndër këngët që me kohë, veç shkojnë të bëhen më të mira.

Capo shpërndau një video në Instagram, të një zjarri, ku tha: “Janar 2020 ???? Ndjenja ✍? #AKULL njo prej ktyne kangve qe veq shkojne tu u bo ma t’mira me kohe”.

Projekti i fundit i tij është “Yalla” në bashkëpunim me Joker Bra.