20:04 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Capital T për albumin e ri: Po duhet me e nda me faza, s’po bon me tepruar me hite

Capital T është drejt finalizimit të albumit të ri.

Reperi i mirënjohur përmes Instagramit edhe sot ka vazhduar të sjell detaje të reja rreth këtij albumi i cili pritet të publikohet në muajin qershor.

Trimi në një njoftim për adhuruesit së fundi bëri të ditur se albumi nuk do të publikohet komplet, duke sjellur fillimisht vetëm disa këngë.

“Jeta është e mirë stili i flokëve të karantinës  e kom mush ni hite #SKULPTURE / pjesa e pare e albumit del DIKUR KA FUNDI QERSHORIT, Po duhet me nda me faza se pe dini ju sbon me tepru me hite”, ka shkruar reperi.

Ndërkohë, Capital T vetëm pak kohë më parë lansoj këngën “Flaëless” që u mirëprit nga adhuruesit e tij./Indeksonline/