12:11 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Carragher emëron lojtarin më të mirë në Premier League – nuk është ndonjë yll i Liverpoolit

Jamie Carragher ka dhënë mendimin e tij për lojtarin më të mirë në Premier League – dhe ai i ka shmangur yjet e Liverpoolit.

Ish-mbrojtësi i ”Të Kuqëve” ka zgjedhur Eden Hazard, duke thënë se sulmuesi belg e meritonte edhe ”Topin e Artë” në Kupën e Botës.

Carragher ka qartësuar se Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah ishin lojtarë më të mirë sezonin e kaluar, por tani ai beson se ka bërë më shumë gjatë kësaj periudhe.

Salah është i nominuar për çmimin, ”The Best” nga FIFA, por Carragher ende beson se Hazard është lojtar më i mirë, transmeton IndeksOnline.

”Unë mendoj se Hazard është lojtari më i mirë në Premier League”, tha ai për Sky Sports.

”Çfarë nënkuptoj unë me këtë – De Bruyne dhe Salah ishin më të mirë se ai sezonin e kaluar”.

”Unë jam duke folur për periudhën e katër apo pesë viteve të fundit. Mendoj se ai është fantastik”.

”Mendoj se Hazard ishte lojtari më i mirë në Kupën e Botës. Ai duhej ta fitonte çmimin e më të mirit në këtë kompeticion”, tha Carragher./IndeksOnline/