14:27 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

“Çartet” De Laurentis me Federatën e Italisë: Marre ju qoftë, dënuat viktimën, jo ekzekutuesin

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës Italise për dënimin e Koulibaly për kartonin e kuq ndaj Interit.

De Laurentiis ka thënë se Federata e dënoi viktimën dhe jo ekzekutuesin.

“Sistemi i korruptuar i ngjashëm si një organizatë kriminale e ka dënuar viktimën dhe jo ekzekutuesin. Më vjen turp të jem pjesë e këtij sistemi.

Federata e Futbollit të Italisë po i jep fuqi racizmit në vend se të dënojë atë. Koulibaly është poshtëruar nga ky vendim dhe unë po ndihem i ofenduar për të. Marre ju qoftë të gjithëve” ka thënë De Laurentis./Indeksonline/