16:11 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Carvajal i bashkohet Spanjës, nuk mungon në Botëror! (Video)

Dani Carvajal iu është bashkuar ekipit të Spanjës për përgatitje për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Mbrojtësi i Real Madridit pësoi një lëndim në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndaj Liverpoolit. U mendua se ai do ta humbas Kampionatin Botëror, por siç duket ai pritet të jetë në gjendje gatishmërie për këtë kompeticion, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Spanjës, të cilët thonë se Carvajal iu është rikthyer stërvitjeve.

“Ana e përzgjedhur e Real Madridit, Dani Carvajal do të inkorporohet këtë pasdite, dhe nga ora 18 e 30 do të filloj me procesin e rimëkëmbjes nga lëndimi i pësuar të shtunën  e kaluar”, shkruhet në njoftimin e Federatës Spanjolle.

Spanja do të jetë në grup me Portugalinë, Iranin dhe Marokon. Ndeshjen e parë në Rusi e zhvillon më 15 qershor./IndeksOnline/