21:06 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Carvajal për ndeshjen me Romën: Duhet të tregojmë to**

Eibabari i shkaktoi Real Madridit humbje të shtunën e kaluar dhe Dani Carvajal ka një kërkesë tani për bashkëlojtarët e tij.

Mbrojtësi i krahut ka kërkuar nga lojtarët e tij përqëndrim si dhe futboll të menqur në të njejtën kohë.

Duke folur para ndeshjes me Romën në Champions League, Carvajal e ka kërkuar vendin e parë në grupin përkatës, transmeton IndeksOnline.

”Ne kemi një ndeshje të vështirë para vetes, një tjetër betejë”.

”Ne duam ta mbyllim në vendin e parë dhe është koha që ta demonstrojmë këtë”.

”Duhet të tregojmë to**, siç thotë trajneri, por duhet të jemi të fokusuar dhe të dimë si t’i menaxhojmë ndeshjet”, tha Carvajal në konferencën e sotme për shtyp./IndeksOnline/