CAS-i hedh poshtë ankesën e Rumanisë pas dënimit që mori shkaku i Kosovës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv “CAS” ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Rumanisë në lidhje me ndeshjen e 16 nëntorit të vitit 2024 kundër Kosovës.
UEFA-ja dënoi Rumaninë me gjobë dhe me mbylljen e stadiumit (pa tifozë) në ndeshjet e ardhshme, shkruan Indeksonline
Pikërisht ky dënim nuk i pëlqeu Federatës së Rumanisë dhe këtë rast e çoi në “CAS”.
“CAS”-i sot mori vendimin që këtë ankesë ta hedh poshtë menjëherë.
“Paneli vendosi se shkeljet e bëra nga mbështetësit e Rumanisë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me rregulloret disiplinore të UEFA-s. Rrjedhimisht ky vendim i UEFA-s mbetet në fuqi”, shkruhet në vendimin e “CAS”-it.
Kujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka marrë një përgjigje nga “CAS”-i në lidhje me ndeshjen ndaj Rumanisë, ku kërkohet fitorja në tavolinë me shifrat 3:0./Indeksonline/
