19:05 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Casemiro befason me deklaratën pas humbjes nga Barca

Mesfushori i Real Madrid, Casemiro foli pas përfundimit të El Clasico-s, duke fajësuar në mënyrë të hapur shokët e tij të skuadrës, për atë rezultat të turpshëm.

“Imazhi që dhamë sot është ai i sezonit. Ne nuk po i bëjmë gjërat mirë. Rezultati është përgjigja e asaj që po bëjmë ne. Nuk mund të fajësojmë trajnerin, pasi jemi ne futbollistët që ndeshemi në fushë”, deklaroi Casemiro.

“Nuk ka të bëjë vetëm me grintën apo taktikën, është gjithçka, janë të gjithë futbollistët në fushë. Ne duhet të vrapojmë më shumë, të ndeshemi më shumë dhe të luftojmë më shumë… Ky klub kërkon maksimumin dhe kjo humbje 5-1 tregon se çfarë kemi bërë gjithë sezonin. Ne duhet të tregohemi të qetë dhe të duruar. E dimë që nuk po luajmë mirë dhe duhet të përmirësohemi gjithmonë, sepse nuk jemi mirë. Të flasim tani për trajnerin… nuk mund të flasim. Futbollistët janë përgjegjës, jemi ne që nuk po luajmë mirë dhe duhet të punojmë për tu përmirësuar. Kjo ka qenë mënyra se si kemi luajtur gjatë të gjithë këtij sezoni”, vijoi braziliani, Casemiro.