17:41 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas katër fitoreve radhazi, Real Madridi merr lajmin më të keq të mundshëm

Dita e sotme nisi keq për Real Madridin pasi që klubi kuptoi se Nacho dhe Casemiro do të mungojnë dy muaj, respektivisht tri javë pasi pësuan lëndim në fitoren e djeshme ndaj Celta Vigos.

Braziliani u detyrua të largohej nga loja në minutën e 18-të, në ndeshjen që u zhvillua në ”Estadio Balaidos”.

”Pas testeve mjekësore në Casemiron nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostifikuar me një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë. Rikuperimi i tij do të vazhdojë të monitorohet”, njoftohet klubi, transmeton IndeksOnline.

Spanjolli, Nacho, gjithashtu pësoi lëndim, dhe do të mungojë më gjatë.

”Pas testeteve të nachos, ai u diagnostifikua me një lëndim të ligamenteve kolatereale të gjurit të djathtë”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, dy lojtarët pësuan lëndim në fitoren e djeshme të Real Madridit, 4-2 ndaj Celta Vigos./IndeksOnline/