17:23 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Befason Casemiro: Ronaldo e meriton ”Topin e Artë”, jo Modric

Me rikthimin e Champions Leagues, Casemiro u rikthye edhe në 11-shen startuese të Real Madridit.

Pas paraqitjes impresive ndaj Romës, braziliani foli për mediat dhe dha edhe mendimin e tij për fituesin e ”Topit të Artë”.

”Topi Artë për Modric? Unë mendoj se ky vit ka qenë shumë i mirë për Luka, por unë do të vendosja për Cristianon”, tha ai.

Casemiro më pas e analizoi paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Romës, transmeton IndeksOnline.

Image result for modric

”Ne kemi luajtur shumë mirë. Kishim ndeshjen në kontroll ndaj një skuadre që bëri mirë deri në gjysmëfinalen e vitit të kaluar”, vazhdoi ai.

”Krijuam shumë raste për gol. T’i krijosh 30 raste ndaj një skuadre që mbrohet mirë është shumë impresive”.

Mesfushori e mbaroi duke e lavdëruar edhe debutimin e Marianos.

”Ai ishte i përqëndruar ta dëshmonte se pse ka ardhur këtu. Është e qartë se ai është lojtar i mrekullueshëm”./IndeksOnline/

Image result for mariano diaz goal vs roma