Casemiro mund të largohet nga Unitedi, ka interesim nga Arabia Saudite

Casemiro me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United.
Braziliani, nuk po mund të gjejë vend në formacionin startues që nga ardhja e portugezit, Ruben Amorim.
Siç raporton “Daily Mail”, për Casemiron ka interesim nga skuadrat e Arabisë Saudite me Al-Qadsiah dhe Al-Nassr i Cristiano Ronaldo, ndër të interesuarat.
Casemiro, ju bashkua Unitedit në vitin 2022 nga Real Madridi, ku i cili ka bërë 105 paraqitje në të gjitha garat.
Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare te “Djajtë e Kuq”, ai ka fituar FA Cup dhe Carabao Cup./IndeksOnline/