09:33 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Cavaliers fiton, “King” James i ndodh diçka për herë të parë në karrierë (Video)

Cleveland Cavaliers ka vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e sotshme.

Cavaliers mposhti 108 me 97 skuadrën e Miami Heat, shkruan IndeksOnline.

Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte, Kevin Love që realizoi plotë 38 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime.

Kurse, “kingut” LeBron James në këtë përballje i ndodhi diçka historike. Ai për herë të parë në karrierë u përjashtua nga ndeshja.

James u fjalos me gjyqtarin, kështu ky i fundit vendosi ta largonte nga loja. Amerikani luajti 28 minuta dhe realizoi 21 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime./IndeksOnline/