75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Cavaliers fiton pas vazhdimeve, Curry rikthehet për Warriors dhe arrin fitoren e dytë në playoff (Video)

Skuadra e Cleveland Cavaliers ka shënuar fitoren e parë në playoff, kundër Toronto Raptors.

Nën-kampioni i NBA-së, ftoi pas vazhdimeve me rezultat 113 – 112, shkruan IndeksOnline.

Më i miri në këtë ndeshje ishte “Kingu” LeBron James i cili arriti pikë dyshifrore, plotë 26, 13 asistime dhe 11 kërcime.

Në anën kundërshtare, më i miri në këtë ndeshje ishte, Valanciunas – i cili arriti t’i shënojë plotë 21 pikë, 2 asistime dhe 21 kërcime.

Kjo ishte fitorja e parë e Cavaliers në playoffin çerekfinale.

Fitore ka arritur edhe Golden State Warriors të cilët mposhtën 121 – 116 ekipin e New Orleans Pelicans.

Në këtë ndeshje shpërtheu Kevin Durant, i cili shënoi 29 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime. Lajm i mirë për kampionin, ishte rikthimi i Curryt, i cili realizoi 28 pikë, 2 asistime dhe 7 kërcime.

Te ekipi i Pelicans, basketbollisti me pikë dyshifrore ishte Davis – me 25 pikë, 5 asistime dhe 15 kërcime.

Kjo ishte fitorja e dytë e Warriors në çerekfinale të playoffit ndaj NOP-s./IndeksOnline/