Cavani bëhet golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së
Humbja ndaj Lyonit ishte vetëm një aksident sepse Paris Saint Germain është sërish aty dhe kryeson bindshëm Ligue 1.
Skuadra e Unai Emery u rikthye menjëherë te fitorja pasi kaloi lehtësisht në Parc des Princes, me rezultatin 4-0 Montpellier duke e çuar përkohësisht në 11 pikë avantazhin ndaj Lyonit të vendit të dytë.
Goleada e Parisit nisi me finalizimin e Edinson Cavanit i cili me golin ndaj Montpellier hyri në historinë e klubit francez pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjithë historisë së PSG, pasi numëron 157 gola me këtë fanellë, një më shumë se Zlatan Ibrahimovic.Pas Cavanit rrugën e rrjetës e gjeti edhe Neymar me penallti ndërsa në fraksionin e dytë Di Maria dhe sërish braziliani Neymar vulosën rezultatin përfundimtar në 4-0.