18:14 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / OSH

Cavani dëshiron largimin nga Man Utd qysh në janar, kërkon transferimin tek gjiganti i La Ligas

Sulmuesi nga Uruguai, Edinson Cavani do largimin nga Manchester United qysh në merkaton e janarit.

Sipas “Daily Mail”, Cavani nuk është i kënaqur me rolin që ka në ekip pas transferimit të Cristiano Ronaldos, transmeton Indeksonline.

Tutje, raportohet se ai do transferimin tek gjiganti spanjoll, Barcelona. Cavani është i gatshëm të pranoj pagë më të vogël vetëm e vetëm të transferohet tek katalunasit.

34 vjeçari ishte pranë transferimit tek Barcelona në fund të merkatos por Man United nuk e lejoi këtë gjë. /Indeksonline/