Cavani e Mata drejt Arabisë Saudite

Sulmuesi uruguaian dhe mesfushori spanjoll janë bërë objektiv i klubeve nga Katari dhe nga Arabia Saudite
Edinson Cavani dhe Juan Mata mund të largohen nga futbolli evropian gjatë verës që vjen.
Sulmuesi uruguaian dhe mesfushori spanjoll janë duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës së tyre në Manchester United.
“Djajtë e Kuq” nuk e kanë në plan t’ua vazhdojnë kontratat atyre.
Dhe, mediat e huaja raportojnë se dyshja ka oferta nga klubet e Katarit dhe të Arabisë Saudite.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që të dy të transferohen në ndonjërin prje këtyre klubeve.
Por, Cavani dhe Mata kanë oferta edhe nga klubet tjera evropiane, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje, “El Matador” pëlqehet edhe në kontinentin e tij, në Amerikën e Jugut.
Manchester United pritet të bëjë shumë ndryshime gjatë verës dhe veteranët Cavani e Mata do të largohen gjithsesi nga klubi.