14:24 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ceca nesër në Kosovë, mban koncert për serbët

Këngëtarja e njohur nga Serbia, Svetlana Raznatovic, e njohur me emrin artistik Ceca, nesër pritet të mbaj një koncert në Mitrovicën e veriut.

Koncerti i këngëtares serbe do të mbahet me fillim nga ora 12:00, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja pritet të vijë në Kosovë në mënyrë që ti përkrah protestat e serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës 100 përqind.

Për koncertin që ajo do të mbajë në Kosovë, këngëtarja është shprehur se nuk ka frikë nga ardhja këtu dhe se e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën.

“Po të kisha frikë, nuk do të pranoja të vija në koncert, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres”, ka deklaruar këngëtarja./Indeksonline/

Temat: