“Çekanët” e godasin fort Chelsean, 1 gol për 3 pikë [Foto]
Chelsea ka bërë një hap mbrapa, pasi është mposhtur në udhëtim nga West Ham 1:0
Skuadra e West Hamit ka bërë befasi që në ndeshjen e parë të javës së 16 në Premierligë, duke mposhtur Chelsean me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Arnautovic në minutën e gjashtë.
Pas kësaj humbje Chelsea mbetet në vendin e tretë më 32 pikë, por skuadrat tjera kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.