20:20 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çekët i “frikësohen” Kosovës, shkojnë në stadiumin ku do të lejohen vetëm 585 tifozë “dardanë”

Stadiumi primar i Republikës së Çekisë në futboll ka qenë Generali Arena në Pragë, aty ku ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve që nga viti 1995.

Megjithatë zyrtarët e këtij vendi kanë vendosur që ndeshja kundër Kosovës të zhvillohet në një qytet tjetër.

Dueli që pritet të jetë vendimtar për fatin e dy kombëtareve për kualifikim në kampionatin evropian 2020, do të luhet në Doosan Arena në Plzen, shkruan Indeksonline.

Kapaciteti i këtij stadium është 11 mijë e 700 ulëse. Sipas rregullores së UEFA-së, tifozëve mysafirë i takojnë 5% të ulëseve të tribunës.

Pra, për shqiptarët do të jenë të rezervuara vetëm 585 bileta. Çeki – Kosovë luhet më 14 nëntor. /Indeksonline/