Celina me pamje të re, nis stërvitjet me Guardiolan (Foto)
Bersant Celina është rikthyer në Manchester City.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ka zhvilluar një seancë stërvitore këto ditë me trajnerin e Citizën, Pep Guardiola, shkruan IndeksOnline.
Duke parë stilin e ri të flokëve, shumëkush mendoi se kush është ky transferim i ri i Manchesterit!
Celina para se të fillonte stërvitjet me Cityn ishte në pushime në Norvegji ku u stërvit për disa ditë edhe me ish-klubin e tij të fëmijërisë, Stromsgodset.
Kujtojmë se 21-vjeçari së fundmi ishte i huazuar te Ipswich ku bëri afro 32 paraqitje dhe shënoi 7 gola./IndeksOnline/