15:01 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Celta “maze e zezë” për Barcelonën, Real e ke shansin (Video)

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen e sotme në “Camp Nou” ndaj Celta Vigos.

Skuadra katalonase ka barazuar me rezultat 2-2 duke regjistruar barazimin e dytë me radhë në ligë. Iago Aspas dhe Messi shënuan nga një gol në pjesën e parë.

Luis Suarez kaloi katalonasit në epërsi në minutën e 62 poër tetë minuta më pas, Gomez barazoi për 2-2.

Ky barazim do të jetë mundësi e mirë për Realin që të kthehet në garë në La Liga./Indeksonline/