16:42 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çerdhja me punonjësen mizore, shikoni si maltretohet vajza 18 muajshe derisa refuzon të flejë (Pamje)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje, të cilat shfaqin një edukatore teksa maltreton një vajzë 18-muajshe në kopsht.

Nana Barkalaya (18 muajshe), thuhet se ishte e padisiplinuar dhe nuk pranojë të flinte.

Në këtë mënyrë edukatorja 50 vjeçare, Umit Pirmakhanova maltretoi atë disa mintuta rresht derisa fytyrën ia mbulon me duar e gjësende që ishin përreth.

Këto veprime e shqetësuan një kolege të saj, e cili në mënyrë të fshehtë lajmëroi rastin në polici duke treguar filmimet në fjalë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Në video shihet se si Primakhanova me gjithë forcën bënë presion mbi fytyrën e vajzës ku dhe jepte shpërtypje se donte ta mbyste atë, derisa fëmijët tjerë kishin rënë për gjumë.

Nëna e Nana, Anna Barkalaya, kërkoi ‘dënimin më të rreptë’ për personelin e çerdheve dhe u zotua të shkonte në gjykatë për të kërkuar mbylljen e saj.

“Ndihem kaq fajtor për fëmijën tonë.”, ka thënë gjyshja e vajzës, Liudmila Mantler.

Drejtoresha e kopshtit Kristina Takirova pranoi se pret që të dënohet për incidentin mësuesja që kreu këtë veprim. /Indeksonline/