13:14 / E Diele, 12 Qershor 2022 / MSH

Ceremoni largimi për Marcelon, Real Madrid jep detajet

Marcelo do të largohet pas 13 vitesh nga Real Madrid, pas një sezoni ku fitoi titullin kampion dhe Champions League.

Klubi spanjoll ka dalë me një deklaratë dhe bën me dije se nesër, në orën 13:00, do të përshëndeten me brazilianin.

Ceremonia e largimit do të bëhet në stadium dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për mediat.