10:40 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Ceremonina e hapjes së Kupës së Botës/ Pse Morgan Freeman mbante një dorezë në dorë?

Derisa kishte shumë pikëpyetje për ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës , një pjesë që mbeti pa përgjigje ishte misteri i dorëzës së aktorit të famshëm, Morgan Freeman.

Pjesëmarrësit kishin vënë re aktorin 85 vjeçar i cili kishte një dorëz teksa nisi prezantimin për turneun, transmeton Indeksonline.

Freeman dhe Al Muftah performojnë gjatë ceremonisë së hapjes përpara ndeshjes së Grupit A të Kupës së Botës FIFA Katar 2022 midis Katarit dhe Ekuadorit

Në fakt, këtë dorezë Freeman e ka veshur që kur e kishte paralizuar dorën e majtë në një aksident më makinë 14 vite më parë.

Freeman dhe YouTuber nga Katari Ghanim al-Muftah flasin gjatë ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës Katar 2022

Edhe pse e heq shpesh për foto e video promovuese, kësaj radhe vendosi ta mbajë për të bërë hapjen e ceremonisë për Kupën e Botës.

Freeman ishte me fat pasi mbijetoi në aksident./Indeksonline/

Freeman pësoi disa kocka të thyera, por shpëtoi me jetën e tij pas një aksidenti të rëndë me një makinë