12:41 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Certifikatat e pronës dhe kopjet e planit aktualisht nuk mund t’i merrni në komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se aktualisht e kanë të pamundur t’i lëshojnë dokumentet si certifikatat e pronës dhe kopjet  e planit.

Përmes një njoftimi për media, ata thonë se kjo gjë po ndodh për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar.

Gjithashtu, komuna njofton se për këtë problem është njoftuar ministria përkatëse, në mënyrë që të ndërmerr masa në sanimin e gjendjes, transmeton Indeksonline.

“Njoftojmë qytetarët e Prishtinës se për shkak të problemeve në rrjetin e brendshëm qeveritar, aktualisht është e pamundur lëshimi i dokumenteve si certifikata e pronës dhe kopja e planit. Me kohë e kemi njoftuar ministrinë përkatëse, në mënyrë që të ndërmerr masa në sanimin e gjendjes. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Komunës  së Prishtinës./Indeksonline/