13:35 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çfarë Bonucci ka bërë për t’u transferuar te Juventusi shpjegon gjithçka

Leonardo Bonucci, raportohet, se është i gatshëm ta pranojë ulje page prej 2 milionë euro, për t’u rikthyer te Juventusi nga Milani.

Qendër-mbrojtësi iu bashkua ”Rossonerëve” nga Juventusi vitin e kaluar, por tani pritet t’i bashkohet ”Zonjës së Vjetër”.

Ai aktualisht fiton 7.5 milionë euro në vit në kontratën e tij në ”San Siro”, por Tuttosport shkruan se Bonucci është i gatshëm ta zbresë pagën e tij në 5.5 milionë euro në vit te kampioni.

Megjithatë, marrëveshja është duke u vonuar për shkak se Milani ende nuk e ka finalizuar marrëveshjen për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Higuain nuk e ka pranuar propozimin e marë të Milanit për huazim me të drejtë blerje dhe ai raportohet se kërkon pagë vjetore prej 9 milionë euro.

Dhe nëse Milani nuk e kompleton transferimin e Higuain, as shkëmbimi, Bonucci – Caldara nuk do të ndodhë./IndeksOnline/