07:16 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 30 tetor

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Shkollën për Administratë Publike të Francës (ENA), organizojnë tryezën me temën “Etika dhe integriteti në administratën publike – Korniza Evropiane” (Hotel “Prishtina”, Pejton, ora 08:30).

Drejtoria rajonale e policisë Mitrovicë Jugu organizon tryezë me temën “Bashkë kundër dhunës” (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 09:30).

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Eble mbajnë konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 10:00)

Mblidhet Kuvendi komunal i Gjakovës (Komuna e Gjakovës, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon diskutimin “Reforma pensionale: Rruga që duhet ndjekur” (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

“Të drejtat e barabarta për të gjithë (ERAC)” prezanton raportin “Programet e trajnimit për çështje gjinore për administratën publike të Kosovës” (Hotel Sirius, ora 10:00)

Ministri Kujtim Gashi do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit të Zhurit (Fshati Zhur, ora 10:00)

Në kuadrin e platformës ‘Kosova që duam’ në fushën “punë dhe jetë të dinjitetshme”, KLGI dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizojnë konferencën “Mekanizmat Institucional për mbrojtjen e punëtoreve” (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike dhe Institution GAP do të publikojnë “Raportin e Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën Janar-Shtator 2018” (Zyra e PIPS-së në rrugën Rexhep Luci, përballë Green&Protein, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, organizon dëgjim publik lidhur me pakon e ligjeve për reformimin e administratës publike. (Ndërtesa e Kuvendit, kati V, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë një Marrëveshje të Mirëkuptimit me  Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

Ministria e Shëndetësisë lanson udhërrëfyesit klinik (Hotel Sirius, ora 11:00)

Mblidhet Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:30)

Qendra për Informim dhe Kulturë e Bashkimit Evropian organizon diskutimin lidhur me “Menaxhimin Efektiv të Mbeturinave dhe Reciklimit në Kosovë”. (Qendra për Informim dhe Kulturë e BE-së, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, N204, ora 13:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën prezantimin e raportit final për këtë vit, lidhur me integritetin akademik të Universitetit të Prishtinës (Hotel Sëiss Diamond, ora 15:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban Konventën për hapjen e zgjedhjeve në Degën e Drenasit (Restorant “Hajdini”, Drenas, ora 16:00

Fillon festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare” (Qendra Rinore ( afër monumentit “Ura e Gurit”) Vushtrri, ora 17:00).