10:50 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çfarë duhet të hajë një fëmijë 1 vjeç, gjatë gjithë ditës?

Ushqimi i përditshëm është problem për të gjithë, por sidomos për të vegjlit. Më poshtë, dietologia Blerina Bomba tregon shembullin e një dite të plotë në mënyrë që fëmija të përmbushë të gjihta nevojat ushqimore.

Mengjes
• 1 vezë të rrahur, të skuqur në pak vaj ulliri
• 1 fetë të vogël buke thekre
• ½ gotë qumësht

Paradite
• ½ kupë kos + ¼ kupës fruta

Dreke
• 30gr mish të kuq grirë ose ¼ kupës fasule pure
• ½ kupë oriz ose makarona
• ½ kupë perime në copëza të vogla të buta
• ½ kupë qumësht

Pasdite
• ½ kupë kos + pak tërshërë + ½ kupë fruta

Darke
• 1 fetë buke thekre + 1 fetë djathëe dhie
• ½ kupë perime (brokoli, domate, kunguj, karrota etj)
• ¼ kupë lëng portokalli ose shege ose mollë (të holluar me ujë)