13:21 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Çfarë është “Dita e divorcit” dhe kur është?

Ardhja e vitit të ri shënon ardhjen e “Ditës së divorcit”.

Kjo është një ditë në të cilën çiftet ndahen nga njëri-tjetri, shkruan Indeksonline.

Zakonisht kjo ditë është në të hënën e parë pas 1 janarit, që në këtë vit është e hënë më 6 janar.

Në janar të vitit 2019, organizata për mbështetjen e marrëdhënieve “Relate” raportoi një rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve që vizitojnë faqen e saj.

Ndërsa vetëm në tri ditët e para të këtij viti, Relate mori 84 për qind më shumë vizita në uebfaqen e saj në krahasim me një vit më parë.

Amanda McAlisteri, drejtuese e Ligjit për familjen McAlister me bazë në Mançester, shpjegoi se njërezit thonë se “Dita e divorcit” është vetëm një marifet i krijuar nga avokatët, por ajo ditë me të vertetë është e tillë.

Ajo tha se shumë çifte vendosin të ndahen pasi të ketë mbaruar sezoni festiv, për të shmangur prishjen e festave për fëmijët e tyre.

Sipas ONS-së, afërsisht katër në 10 martesa përfundojnë me divorc, ku rreth gjysma ndodhin brenda 10 vjetëve të para të martesës./Indeksonline/