21:45 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çfarë gjesti nga Cutrone, i kërkon falje Inzaghit!

Patrick Cutrone i ka kërkuar falje trajnerit të Lazios, Simone Inzaghi për golin e shënuar me dorë gjatë ndeshjes Milan – Lazio.

Skuadra e Milanit u takua mbrëmë me Lazion në Kupën e Italisë, ndeshje ajo që u mbyll me rezultat 0 me 0. Por, para kësaj ndeshje, Milani mposhti Lazion me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për Serie A-n.

Gjatë këtij takimi, sulmuesi i “kuqezinjve”, Cutrone shënoi një gol me dorë që nuk u vërejt as nga teknologjia “VAR”.

Prandaj, si një futbollist cilësor dhe i respektuar – pas ndeshjes së mbrëmshme, Cutrone iu afrua trajnerit italian, Inzaghi dhe i kërkon falje për golin e shënuar me dorë./IndeksOnline/

Temat: