20:14 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë Kosove, ka katër ndeshje që nuk ka pranuar asnjë gol

Efekti i ardhjes të selektorit të ri, zvicërianit Challandes veç po shihet. Ka katër ndeshje që Kosova nuk ka pranuar ende asnjë gol të vetëm.

Ndaj Madagaskarit, Burkina Fasos, Shqipërisë, e sot edhe ndaj Azerbejxhanit, Kosova e ka mbajtur rrjetën të paprekur.

Andaj, meritat më të mëdha për sukseset e muajve të fundit i takojnë mbrojtësve të cilët janë në nivelin e duhur.

Mbrojtja edhe sot ishte pika më e fortë e Kosovës në përballjen e Ligës së Kombeve./Indeksonline/