13:44 / E Martë, 01 Mars 2022 / B O

Çfarë kryeministri, Boris Johnhon thotë se Britania do të pranojë mbi 200 mijë ukrainas dhe 220 milionë funta ndihmë

Boris Johnson ka njoftuar ndihmat e radhës për Ukrainën. Kryeministri britanik në një konferencë për media ka deklaruar se Britania e Madhe do të pranojë më shumë se 200 mijë ukrainas.

“Më shumë se 200,000 ukrainas mund të lejohen të bashkohen me familjen në Mbretërinë e Bashkuar në mes të pushtimit rus” deklaroi Johnson.

“Përveç kësaj, ne do të kemi një skemë humanitare dhe më pas një skemë me të cilën kompanitë dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar mund të sponsorizojnë ukrainas individualë për të ardhur tek ne” deklaroi kryeministri.

Johnson njoftoi një pako të re prej 220 milionë funtash ndihmë emergjente e humanitare, so dhe ka vënë 1,000 trupa në gatishmëri për të ndihmuar reagimin humanitar në vendet fqinjë./Indeksonline/