75 Mall Live Search
19:02 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çfarë legjendari, Mohamed Salah çmend Egjiptin me këtë gol

Mohamed Salah është përsëri heroi i Egjiptit. Superylli i Liverpoolit sapo ka shënuar një gol vendimtar në ndeshjen tejet të rëndësishme ndaj Tunizisë.

Si një hero i vërtetë, Salah e mori topin në minutën e fundit të ndeshjes për të ndërtuar një aksion fantastik të cilin e finalizoi në mënyrë mjeshtërore.

Stadiumi në Egjipt u ngrit në këmbë për të shijuar këtë fitore të madhe nga heroi që po i bën krenar me golat e tij në ligën më të fortë të futbollit në botë./Indeksonline/

Temat: