17:33 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë moti do të mbretërojë nesër në Kosovë?

Nesër, e martë, do të mbajë mot me diell, por i ftohtë në Kosovë.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të lëvizin mes 2 dhe 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin mes 14 dhe 16 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do te shënojë vlera ekstreme te rritura, krahasuar me elementet tjera meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.